by
January 5, 2026
1 min read

Fluksi në pikat kufitare shtohet, pritjet arrijnë deri në 3 orë

Dalja përmes pikave kufitare ka regjistruar sot një rritje të dukshme të fluksit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdarë, ku udhëtarët presin deri në 3 orë.

Te Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë rreth 2 orë, ndërsa në Jarinjë rreth 1 orë.

Në pikat e tjera kufitare, fluksi luhatet nga 2 deri në 5 minuta.

Perditësimi i fundit  u bë sot në orën 09:29.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop