by
March 26, 2026
1 min read

Gjendet i vdekur një person në Vushtrri, dyshohet se u përfshi nga flakët pasi i ndezi mbeturinat

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme është shënuar në fshatin Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe me djegie të rënda në trup.

Rasti është zbuluar pasditen e 25 marsit, rreth orës 17:00, kur ankuesi SH. I. ka hasur trupin e pajetë të viktimës, Bejtullah Isufi në një fushë.

Dyshohet se viktima kishte ndezur një grumbull mbeturinash, por për rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakët dhe nuk ka arritur të shpëtonte, raporton- jepize.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konfirmuar vdekja.

Sipas informacioneve fillestare, viktima dyshohet se kishte edhe probleme shëndetësore, çka mund të ketë ndikuar në zhvillimin tragjik të ngjarjes.

Ndërsa, në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si: “Hetim mbi vdekjen”.

“Vushtrri / 25.03.2026 – 17:00. Lidhur me rastin pasi është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Benita ndan rrugët me menaxherin e saj?

Banorja e zhurmshme e edicionit të katërt të “BBVK” Benita Zena ka kohë që ka paralajmëruar “Bugatti 2”. Mirëpo deri më tani akoma nuk ka “goditur” me këtë projekt,. Burimet e bëjnë

Aksident rrugor në Vlorë, lëndohen dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet
Go toTop