by
January 8, 2026
1 min read

Gjendet Riza Thaqi, 42-vjeçari i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pas më shumë se dy jave 42-vjeçari, Riza Thaqi nga Prizreni.

Ai ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij që nga 23 dhjetorit i vitit që lamë pas, teksa i njëjti tanimë gjendet pranë familjes.

“Pas publikimit të fotografive të tij, me autorizim të Prokurorisë, në faqen zyrtare si “Person i Zhdukur”, falë informacioneve të ofruara nga qytetarët u arrit të lokalizohej vendndodhja e tij. Personi është marrë nga ana e Policisë dhe i është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren falënderon të gjithë qytetarët për ndihmën dhe informatat e ofruara lidhur me rastin”.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop