by
January 26, 2026
1 min read

Hamza takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, flasin edhe për zhvillimet politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është takuar sot me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

I pari i PDK-së njoftoi se me të diskutuan për zhvillimet politike në vendin tonë, marrëdhëniet me këtë shtet, si për forcimin e partneritetit.

“Mirëprita në selinë e PDK-së ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv. Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në fusha me interes të përbashkët.

E falënderova ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës, si dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve tona.”

Në fund, Hamza tha se partia e tij mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. /

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop