April 27, 2026
1 min read

Haradinaj e quan qesharake seancën ku po diskutohet për presidentin: Këtë s’e njeh historia

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e jashtëzakonshme në Kuvend kur është duke u diskutuar për çështjen e presidentit.

Haradinaj tha se nuk ndodh askund në botë, që parlamenti thërret seancë të jashtëzakonshme për të biseduar për çështjen e presidentit.

“Më shumë duket qesharake, dmth me shku me thirrë seancë të jashtëzakonshme me diskutu për përzgjedhjen e presidentit, këtë nuk e njeh historia parlamentare jo vetëm në Kosovë, as në rajon e askund nuk kam degju ndonjëherë që thirret seancë për me diskutu për përzgjedhjen e presidentit. Kjo mendoj është absurd se çka ka ndodh”, ka thënë Haradinaj.

Ai poashtu bëri të ditur se më shumë prej deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje ka shoqëri, ndërsa janë parë se shumica janë tepër të demotivuar dhe të dëshpëruar.

Latest from Blog

Go toTop