by
April 9, 2026
1 min read

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit: Hasanmetaj, do të mbahet mend si luftëtar i dalluar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Xhevat Hasanmetaj, i cili humbi jetën dje në vendin e punës në Strellc të Epër të Deçanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se Hasanmetaj do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit, Xhevat Hasanmetaj. Xhevati do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm. Sot ndajmë dhimbjen me familjarët dhe bashkëluftëtarët, të cilët duhet të ndihen krenarë për jetën, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të lirisë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop