April 24, 2026
1 min read

Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gjeti dinjitet, peshë dhe qëndrueshmëri

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në homazhin përkujtimor dhe shkroi në Librin e Zisë, në nderim të jetës dhe veprës së Akademik Rexhep Qosjes.

Haxhiu, siç thuhet përmes një postimi të Kuvendit në Facebook, u shpreh se në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gjeti dinjitet, peshë dhe qëndrueshmëri.

“Breza të tërë do ta njohin përmes trashëgimisë së mendimit kritik, kërkesës për nivel dhe besim se kultura e mban gjallë një komb”, theksoi kryetarja e Kuvendit.

Latest from Blog

Go toTop