April 23, 2026
1 min read

Hidromorava paralajmëron shkyçje dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme për borxhet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka intensifikuar aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.

Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe synon rritjen e disiplinës në pagesat e shërbimeve të ujit.

Nga kjo kompani u është bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë menjëherë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit dhe procedurat përmbarimore.

“Konsumatorët që paguajnë borxhin ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim shmangin shkyçjen dhe procedurat përmbarimore”, thuhet në njoftim.

Hidromorava thekson se pagesa e ujit është obligim ligjor dhe moskryerja e saj sjell pasoja të drejtpërdrejta për konsumatorët.

Qytetarët ftohen që të paraqiten sa më parë në zyrat e kompanisë për të rregulluar obligimet e tyre financiare.

Latest from Blog

Kuvendi nesër mban dy seanca

Gjatë ditës së nesërme Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare. Fillimisht duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e Kuvendit do të mbahet seancë në shenjë nderimi për kongresmenin

Gjykata e Lartë rikthen Ilir Metën në Apel

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka vendosur rikthimin e çështjes sërish në
Go toTop