by
April 3, 2026
1 min read

Hoti: Kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta të naftës, dje e pardje u rrit për 14%

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, e thirrur sot për të diskutuar mbi çështjen e çmimit të derivateve, ka paralajmëruar se nga analizat deri më tani, del se kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta.

Pasojat do të shihen më tutje, prandaj Hoti bëri thirrje që rezoluta e propozuar nga kjo parti për uljen e çmimit të naftës, të votohet.

 “Pa asnjë dyshim, presim dhe janë analizat e bazuara, që kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta që do stabilizohen në nivele më të larta dhe normalisht me rritje ekonomike më të ulët. Si rezultat të gjitha ekonomitë po i  bëjnë përgatitjet e duhura me masat më emergjente qe duhet të ndërmerren në situata të tilla. Pasojat po i shohim gjerësisht.”

Sipas Hotit, vetëm dje dhe pardje, çmimi është rritur për 14%, raporton Klankosova.tv

“Mes datës 2 dhe 3 prill, çmimi i naftës është rritë me 14%, çmimi i furnizimit në burim, me 14%.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop