August 19, 2026
1 min read

Hyn në lokal dhe merr arkën me para, kamerat e sigurisë kapin të dyshuarin në Gjilan

Një rast vjedhjeje është raportuar mëngjesin e sotëm në një lokal në Gjilan, ku një person dyshohet se ka marrë para nga arkat e biznesit.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur i dyshuari hyn në lokal dhe merr arkën kryesore me para. Gjatë largimit, ai dyshohet se merr edhe një arkë më të vogël përpara se të largohet nga lokali.

Sipas informacioneve të para, pronari i lokalit ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar.

Rasti raportohet se është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa pritet edhe konfirmimi zyrtar nga Policia e Rajonit të Gjilanit.

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop