by
April 2, 2026
1 min read

I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit për pronën

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.R., me 4 muaj burgim efektiv për kanosjen e një personi pas mosmarrëveshjes lidhur me një pronë.

Aktgjykimi u shpall nga gjyqtarja Mimoza Maloku-Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri e kishte kanosur të dëmtuarin me fjalët “pa më vra mu ti këtë tokë sun e gëzon, as ti as djemt e tu…”.

“I pandehuri E.R., akuzohet se me datë 4 janar 2026 në një fshat të Komunës së Ferizajt, seriozisht e kanosë me fjalë me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit të dëmtuari F.H., në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve lidhur me një pronë, i pandehuri i dërgon të dëmtuarit një videoincezim përmes rrjetit social “Whatapp”, ku shihet prona kontestuese dhe dëgjohen fjalët kanosëse drejtuar të dëmtuarit “pa më vra mu ti këtë tokë sun e gëzon, as ti as djemt e tu, se unë kur ja kam qit telin e kam ba men që ka me shku n`burg, ki mum vra ki mum lan sakat… kallzoj policisë edhe gjykatës e prokurorisë nëse hi në burg 1-2 muaj, 2 vjet çdo natë ti ki me mi pagu 1.000 € në natë, mos thuj se dita, nuk ki me gzu këtë tok as ti as djemt e tu”, me këto fjalë tek i dëmtuari shkakton frikë, shqetësim dhe pasiguri”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Me këto veprime, E.R., akuzohej se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me aktvendim të veçantë të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop