by
January 7, 2026
1 min read

IHMK del me njoftim për gjendjen e nivelit të ujit në disa nga lumenjtë kryesorë të Kosovës

Disa nga lumenjtë që i përkasin pellgut të Drinit të Bardhë aktualisht po shënojnë rënie të lehta të niveleve të ujit, ndërsa disa të tjerë po pësojnë ngritje të lehta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Bazuar në të dhënat e IHMK-së, Drini i Bardhë, në rrjedhën e tij të poshtme, ndodhet aktualisht në kuotat maksimale si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit dhe kullimit të sistemeve ujore.

Lumenjtë e pjesës qendrore të Kosovës, përfshirë Ibrin dhe Sitnicën me degët e tyre, po shënojnë rënie të lehta të niveleve, me përjashtim të lumit Llap, i cili aktualisht është në ngritje.

Po ashtu, bëhet e ditur se në të gjitha rrjedhat lumore të pellgut të Moravës së Binçës janë duke shënuar ngritje të lehta të niveleve të ujit. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në pellgun e Lepencit.

Ngritjet dhe lëkundjet e niveleve të ujit janë të varura nga kushtet e përgjithshme atmosferike, përkatësisht nga sasia, intensiteti dhe intervalet e reshjeve që bien herë pas here në zona të ndryshme.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop