April 10, 2026
1 min read

“Jo nuk është rrit pasuria, është rrit kredia”, Nagavci pasi pyetet për deklarim të pasurisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njëherësh shefe e GP të Lëvizjes Vetëvendosje para seancës së kuvendit është pyetur se a e ka deklaruar pasurinë pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

Nagavci, ka thënë se këtë e ka bërë brenda afatit të rregullt, pra para datës 31 mars.

Ndërsa, kur është pyetur se a ka pasur rritje të pasurisë, ajo duke buzëqeshur ka thënë “jo nuk është rrit pasuria, është rrit kredia”, ka deklaruar ajo.

“Po e kam deklaruar pasurinë, brenda afatit të rregullt, para datës 31 mars…. Jo nuk është rrit pasuria, është rrit kredia”, ka thënë Nagavci.

Më 31 mars në orën 00:00 ka përfunduar procesi i deklarimit të pasurisë në Kosovë, ku deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë zhvillohet në tri faza: me marrjen e detyrës, përfundimin e saj dhe përmes deklarimit të rregullt vjetor për vitin paraprake.

Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, mbi 10 mijë e 350 zyrtarë janë të obliguar për deklarimin e rregullt këtë vit.

Autoritetet kanë paralajmëruar se menjëherë pas përfundimit të afatit do të nisin procedurat ndëshkuese.

Vitin e kaluar janë shqiptuar mbi 130 gjoba për vonesa, përfshirë edhe zyrtarë të lartë. Agjencia u bën thirrje të gjithë zyrtarëve që ta respektojnë afatin, duke theksuar se transparenca mbetet thelbësore për besimin e qytetarëve në institucionet publike.

Latest from Blog

Go toTop