by
January 12, 2026
1 min read

Kolona të gjata edhe sot nga Komorani drejt Prishtinës, shoferët presin me orë të tëra në trafik

Edhe sot sikurse mbrëmë, janë krijuar kolona të gjata automjetesh në rrugën nga Komorani në drejtim të Prishtinës, duke shkaktuar pritje të gjata për shoferët që po tentojnë të arrijnë në kryeqytet.

Sipas qytetarëve që ndodhen në trafik, pritjet zgjasin me orë të tëra, ndërsa shkak kryesor i kësaj gjendjeje është dalja e ujit në rrugë në hyrje të Fushë- Kosovës, në një segment rrugor ku janë krijuar edhe ngrica, duke e vështirësuar qarkullimin.

Gjendja e rënduar në trafik ka nxitur reagime të shumta edhe mbrëmë nga qytetarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mungesën e ndërhyrjes së shpejtë dhe menaxhimin e situatës.

Policia kërkon kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop