by
January 15, 2026
1 min read

Komandanti i FSK-së, vizitë zyrtare në Amerikë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të kësaj vizite, ai ishte i ftuar në organizimin e Konsullatës së Kosovës në Ajova.

Përmes një njoftimi, FSK-ja bën me dije se ai është takuar me Sekretarin e Shtetit të Ajova, Paul Pate, kryetarët e qyteteve të Johnson dhe Norwalk, si dhe zyrtarë të ndryshëm të shtetit të Ajovës.

Jashari vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe partneritetin, si dhe i falënderoi zyrtarët shtetëror për mbështetjen e pakursyer që po vazhdojnë të ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu, në kuadër të agjendës zyrtare, ai vizitoi edhe shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-ve për këtë shtet. Gjatë kësaj vizite, i pari i FSK-së u njoftua nga stafi i këtij institucioni me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm në mbështetje të veteranëve.

Në fund të vizitës, Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë së SHBA-së, të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, në veçanti atyre që kanë shërbyer në Kosovë.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop