Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratë me një biznes individual, për të vaksinuar delet dhe dhitë.
Vaksinimi do të bëhet kundër sëmundjeve klostidiale, teksa projekti parashihet të zgjasë tri vjet, shkruan IndeksOnline.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 237 mijë euro, teksa në aktivitet të prokurimit ishte në garë vetëm një operator.
Vaksinimi është paraparë të bëhet në tërë territorin e Komunës së Prizrenit, sakaq aktiviteti i prokurimit ka shpalosur edhe kushtet e tenderit.
“Operatori ekonomik i propozuar për kontratë duhet të ofrojë dëshmi se ka në pronësi ose në shfrytëzim Ambulancën veterinare me lokacion jo më të largët se 15 km nga qendra e qytetit të Prizrenit, duhet të jetë e licencuar për veprimtari veterinare nga ana e AUV-së” thuhet mes të tjerash në tender.