by
January 15, 2026
1 min read

Kurti: Reçaku mbetet pjesë e pandashme e betejës për drejtësi, e vërteta s’mund të mohohet

Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, po mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të 45 civilëve shqiptarëve të vrarë nga paramilitarët serbë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në fjalën e tij, tha se Kosova e lirë i ka rrënjët në gjakun e derdhur të martirëve e dëshmorëve të UÇK-së.

“Jemi bashkë në përvjetorin e 27-të, për të përmbushur përgjegjësitë tona njerëzore e shtetërore që tejkalojnë kohën, obligimin ndaj kujtesës, të vërtetës dhe drejtësisë. Shteti ynë, Republika e Kosovës ku ne jetojmë sot të lirë, i ka rrënjët në gjakun e derdhur të martirëve dhe dëshmorëve në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sakrificën dhe qëndresën e popullit tonë liridashës”, tha ai.

Pos tjerash, Kurti tha se Reçaku ishte dhe mbetet pjesë e pandashme e betejës për të vërtetën dhe drejtësinë.

“Krimet e kryera në Reçak, nuk mund të fshihen nga historia e shtetit gjenocidal të Serbisë që i kreu, e as nga historia e popullit tonë që i përjetoi me aq shumë dhimbje dhe i trashëgoi me kaq shumë vuajtje. Reçaku ishte dhe mbetet pjesë e pandashme e betejës për të vërtetën dhe drejtësinë”, u shpreh ai.

Teksa shtoi se: “E vërteta për këto krime nuk mund të mohohet, dhe se drejtësia, sado e vonuar mbetet detyrim moral dhe historik”.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop