May 4, 2026
1 min read

Kurti takohet me me Kryeministrin e Dukatit të Madh të Luksemburgut, flasin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian (EPC), Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden.

Sipas njoftimit gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke veçuar kontributin e çmuar në sektorin e shëndetësisë dhe fusha të tjera kyçe të zhvillimit.

Në këtë drejtim, Kurti falënderoi veçanërisht për mbështetjen e fundit prej 50 milionë eurosh, i cili dëshmon përkushtimin e Luksemburgut ndaj forcimit të kapaciteteve institucionale dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Kosovës në raport me integrimin evropian.

Kurti theksoi rëndësinë e avancimit të mëtejmë në këtë proces, përfshirë kërkesën e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe progresin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Latest from Blog

Go toTop