by
April 2, 2026
1 min read

LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, në seancën plenare të Kuvendit ka kërkuar afat shtesë për t’i analizuar marrëveshjet ndërkombëtare që do të votohen.

Mustafa tha se nuk e përkrah futjen e tyre në rendin e ditës në këtë formë procedurale.

“Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet marrëveshjet ndërkombëtare, kemi një rast të veçantë. Të martë është ftuar Komisioni për Buxhet për të mërkurën dhe menjëherë, të enjten po tentohet që këto pika të futen në rend të ditës. Parimisht jemi për marrëveshjet ndërkombëtare, por në këtë rast kërkojmë afat shtesë që të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së të kenë kohë që t’i analizojnë e të arrijmë tek një qëndrim i përbashkët. Prandaj, ne nuk i përkrahim përfshirjen e tyre në rendit e ditës në këtë procedurë.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop