by
April 7, 2026
1 min read

Mbledhja e mbeturinave në Prishtinë, Braha: Po shkon drejt stabilizimit

Një nga çështjet më problematike në kryeqytet ka qenë ajo e mbeturinave, ku qytetarët shpesh janë ankuar rreth pastërtisë në zonat e tyre.

Kjo temë me mjaft interes u trajtua sot në emisionin “Fol me Arin”.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, gjendja është më e kënaqshme.

“Mundemi me arritë rezultat më të mirë edhe me ma pak mundim, por na duhet ende punë deri në stabilizimin total të gjendjes së mbledhjes së mbeturinave. Nuk jemi duke u ndaluar në asnjë moment”, deklaroi Braha.

“Kemi mbërritur në një moment ku gjatë ditës, që sot p.sh kemi 3-4 ankesa në ditë e i kemi pasur para një muaj apo një muaj e gjysme rreth 100 ankesa në ditë. Po flas prej qendres tonë të ankesave”, theksoi ai.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop