by
March 26, 2026
1 min read

“Mbushen” gjykatat me lëndë, brenda 24-orëve u ngritën 62 aktakuza ndaj 77 personave

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit ka ngritur 62 aktakuza ndaj 77 personave.

Organi i akuzës, i ngarkon këta të pandehur për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, sipas raportit 24-orësh, në të gjitha prokuroritë e vendit, janë lëshuar urdhëresa për ndalimin e 17 personave, kurse është bërë edhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Personat ndaj të cilëve tashmë janë ngritur aktakuza, ngarkohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë ato të kanosjes, vjedhjes, dhunës në familje, ngacmimit, sulmit seksual, të dhunimit, të armëbajtjes pa leje, të lëndimit të rëndë trupor, deklarime të rreme, e vepra të tjera.

Latest from Blog

Benita ndan rrugët me menaxherin e saj?

Banorja e zhurmshme e edicionit të katërt të “BBVK” Benita Zena ka kohë që ka paralajmëruar “Bugatti 2”. Mirëpo deri më tani akoma nuk ka “goditur” me këtë projekt,. Burimet e bëjnë

Aksident rrugor në Vlorë, lëndohen dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet
Go toTop