April 10, 2026
1 min read

Më në fund: Ministri Sveçla del para gjykatës, thotë se nuk ndihet fajtor për gazin lotsjellës

Në Gjykatën e Prishtinës ka arritur ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ku po mbahet seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-ës.

Gjatë deklarimit në gjykatë, ministri Xhelal Sveçla tha se veprimi ka qenë politik, dhe nuk e ndien veten fajtor.

“Nuk e ndiej veten fajtor… akti ynë ka qenë një akt tërësisht politik, me qëllim jo të pengojmë personat në kryerjen e detyrës zyrtare, por të parandalojmë faljen ose shitjen e hektarëve…tokë të Republikës së Kosovës”, tha  Sveçla.

Ndërkohë, Gjykata ka marrë vendim që ta ndajë procedurën penale Sveçlës, nga ajo e të pandehurve të tjerë në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës.

Latest from Blog

Go toTop