by
April 1, 2026
1 min read

Mjeku jep detaje lidhur me kontratat për shërbime në KRU “Prishtina”

Rreth 100 kontrata për shërbime me KRU “Prishtina” po nënshkruhen në një ditë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, në një intervistë në emisionin “Fol me Arin”.

Ajo tha se në qoftë se konsumatorët nuk i nënshkruajnë këto kontrata, do mbesin po shërbime të KRU “Prishtina”.

“Ne kemi filluar me shpërndarjen e kontratave për shërbime, por ka edhe një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve që po drejtohen në pikat e shitjes të KRU ‘Prishtina’ dhe do të shkojnë deri në konsumatorin e fundit, sepse çdo konsumator që merr shërbime duhet të kenë kontratë”, u shpreh Mjeku.

“Brenda një dite po nënshkruhet afërsisht rreth 100 kontrata për shërbime me konsumatorë. Është numër i kënaqshëm, por duhet edhe më shumë të inkurajohen këta konsumatorë, sepse nëse nuk nënshkruhen këto kontrata do të ofrohet një afat 10-ditor dhe do shkyçen shërbimet”, tha ajo.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop