by
March 26, 2026
1 min read

Muja: Ministria e Bujqësisë do të kursejë 1 milion euro në vit nga qiratë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka nënshkruar një vendim për racionalizimin e hapësirave administrative të Ministrisë, me synim shfrytëzimin e pronës publike dhe uljen e shpenzimeve të panevojshme të qirasë.

Sipas Mujës, ky vendim hap rrugën për zhvendosjen e Ministrisë dhe institucioneve vartëse në objekte publike, duke shfrytëzuar pronën e shtetit dhe duke i dhënë fund kostove të qirasë. Muja ka theksuar se rezultat i këtij vendimi do të jenë kursime rreth 1 milion euro në vit, të cilat do të kthehen në investime konkrete për sektorin e bujqësisë.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se do të krijohen Qendra të Integruara për Shërbime Bujqësore, të cilat do të ofrojnë shërbime më të organizuara, më të shpejta dhe më afër fermerëve.

Muja ka bërë të ditur se këto mjete do të përdoren për: mbështetje për prodhimin vendor dhe fermerët; investime në mekanizim dhe teknologji bujqësore; zgjerim të ujitjes dhe rritje të produktivitetit; dhe në mbështetje për të rinjtë dhe gratë në bujqësi.

Muja ka theksuar se qëllimi është ndërtimi i një administrate më efikase, që kursen aty ku duhet dhe investon aty ku ka ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Latest from Blog

Benita ndan rrugët me menaxherin e saj?

Banorja e zhurmshme e edicionit të katërt të “BBVK” Benita Zena ka kohë që ka paralajmëruar “Bugatti 2”. Mirëpo deri më tani akoma nuk ka “goditur” me këtë projekt,. Burimet e bëjnë

Aksident rrugor në Vlorë, lëndohen dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet

Ndërron jetë gjyqtari i njohur holandez

Arbitri holandez Rob Dieperink ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta për mediat holandeze. Sipas raportimeve, policia po zhvillon hetime pas vdekjes së një personi në
Go toTop