October 20, 2026
1 min read

Shtatë kategori të qytetarëve të Kosovës në diasporë lirohen nga tarifat për pasaportë dhe letërnjoftim

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, të cilët i përkasin shtatë kategorive të caktuara, do të përfitojnë nga lirimi i pagesave për aplikimin për pasaportë dhe letërnjoftim.

Ky lehtësim bazohet në një vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), i cili ka hyrë në fuqi më 14 tetor 2026.

Nga kjo masë përfitojnë invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), familjarët e ngushtë të dëshmorëve dhe personave të zhdukur të UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi të kufizuara të kategorizuara sipas legjislacionit në fuqi, si dhe personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Lirimi nga tarifat përfshin aplikimin në procedurë të rregullt për pajisje me pasaportë dhe letërnjoftim.

Vendimi synon të lehtësojë procedurat dhe shpenzimet për këto kategori të qytetarëve që jetojnë në diasporë, duke u mundësuar atyre të pajisen me dokumente personale pa pagesën e tarifave përkatëse.

Latest from Blog

Go toTop