April 10, 2026
1 min read

“Nacionalizëm”, diskutohet ndalimi i xhamisë së komunitetit shqiptar në Zvicër

Një peticion i nisur nga banorët zviceranë ka ndalur një plan të komunitetit shqiptar për ndërtimin e një xhamie në Siebnen të Zvicrës.

Kjo çështje është diskutuar edhe në emisionin “Kosova Today”, ku të ftuarit kanë dhënë mendime të ndryshme për vendimin dhe arsyet pas tij.

Besa Mahmuti tha se nisma lidhet me qëndrime të së djathtës politike në Zvicër.

“Iniciativa për peticionin me mbledhjen e nënshkrimeve është bërë nga partitë e djathta në Zvicër. Ato nuk janë vetëm kundër xhamive, por kundër çdo gjëje që e konsiderojnë të huaj”, tha ajo.

Ndërsa opinionisti Jeton Halimi, tha nëse qëndron kjo, atëherë e cilësoi situatën si shqetësuese.

“Kjo është e dëmshme, është një formë nacionalizmi. Nëse kundërshtohet çdo iniciativë vetëm pse vjen nga të huajt, atëherë është problem serioz”, tha Halimi.

Latest from Blog

Go toTop