by
January 26, 2026
1 min read

Nagavci njofton anulimin e vendimit për drejtor të IAK-së, thotë se u shkelën dispozitat ligjore

Ministrja në detyrë e Arsimit Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është anuluar vendimi për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.

Nagavci ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore, gjatë procesit të zgjedhjes.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bazë të kompetencave të saj, ka për obligim të sigurojë respektimin e legjislacionit në fuqi. Në këtë linjë, për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes, kemi anuluar vendimin për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës”, ka thënë Nagavci.

Ndërsa ka pohuar se Këshilli Drejtues obligohet që, pa vonesë, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për caktimin e ushtruesit të detyrës dhe shpalljen e konkursit.

“Si Ministri e Arsimit, mbesim të përkushtuar ndaj respektimit të legjislacionit dhe parimit të meritokracisë.Të gjitha shkeljet e adresuara në këtë vendim janë serioze dhe, për këtë arsye, do të procedohen më tej në organet kompetente”, ka thënë ajo.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop