August 19, 2026
1 min read

Ndalet në parking, kaçanikasit i gjendet pistoletë me 12 fishekë

Policia e Kosovës ka ndaluar të martën mbrëma një 45-vjeçar në Kaçanik, gjatë një patrullimi në zonën e Varrezave të Dëshmorëve, ku gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:10, kur zyrtarët policorë të njësisë së hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik kanë vërejtur personin duke qëndruar në këmbë në një parking.

Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, te personi me inicialet B.G. është gjetur një pistoletë, së bashku me një karikator që përmbante 12 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Arma është konfiskuar nga policia, ndërsa 45-vjeçari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Latest from Blog

Go toTop