by
March 31, 2026
1 min read

Ndeshja Kosovë-Turqi, Hamza: Zemra e gjithë shqiptarëve anembanë rreh në një ritëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para ndeshjes së sontme Kosovë-Turqi, u shpreh se zemra e gjithë shqiptarëve anembanë rreh në një ritëm.

Ai ka shkruar në Facebook se në stadiumin “Fadil Vokrri”, siç tha, djemtë tanë luajnë për historinë.

“Sonte, zemra e Kosovës, por edhe e gjithë shqiptarëve anembanë, rreh në një ritëm. Për fanellën, për fitoren, për ëndrrën që e kemi pritur kaq gjatë. Në Stadiumin “Fadil Vokrri”, djemtë tanë luajnë për historinë. Për sakrificat e gjata e të vështira”, ka shkruar Hamza.

Latest from Blog

Kimi po ndahet edhe nga i dashuri i ri?

Spekulimet për një ndarje mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë pushtuar rrjetet sociale, pasi fansat vunë re një detaj që, sipas tyre, mund të tregojë fundin e marrëdhënies së çiftit. Gjithçka
Go toTop