April 30, 2026
1 min read

Në emër të Komunës premtonte banesa sociale, policia e Pejës identifikon të dyshuarin

Stacioni Policor Pejё më 27 prill ka pranuar informacion nga ankuesi se njё person, tani i dyshuar, kishte falsifikuar emblemat, nёnshkrimet dhe vulat e Komunёs sё Pejёs.

Sipas ankuesit, i njëjti kishte kontaktuar disa qytetarë tё Pejёs, duke iu premtuar banesa tё cilat do tё ndahen pёr raste sociale nga Komuna.

I dyshuari ka kёrkuar tё holla nё vlerё prej 800 eurosh, me pretendimin e fillimit tё proceduarve pёr marrjen e banesёs.

“Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, kanё punuar intensivisht pёr zbulimin e kёtij rasti dhe me datё 29.04.2026, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i kёtij rasti.

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuarit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit  ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё” thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia kanë lutur qytetarёt se pёr çdo rast tё tillё mos tё bien pre e mashtrimeve, por tё raportojnё rastin.

Latest from Blog

Go toTop