by
April 4, 2026
1 min read

Në ndejën e Teuta Selimit krisë arma, dy të plagosur në ‘Preview bar’

Dy persona janë plagosur mbrëmë në Preview Bar.

A.H dhe B.H kanë mbetur të plagosur pas një sherri që kishte ndodhur, në lokalin ku ka kënduar Teuta Selimi, rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, kurse, policia po heton rastin.

Për shkak të gjendjes së personave të pranishëm, të cilët dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit, deri tani është intervistuar vetëm një dëshmitar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, forenzika rajonale dhe prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, i cili e ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet janë në zhvillim

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop