April 13, 2026
1 min read

Nga dashuria në kërcënime për familjen, i riu “shpërthen” ndaj ish të dashurës pas ndarjes në Prishtinë, përfundon në ndalim 48 orë

Një lidhje dashurie që kishte zgjatur vetëm disa muaj ka përfunduar me kërcënime serioze dhe ndërhyrje të policisë në Prishtinë.

Ngjarja është raportuar më 13.04.2026 rreth orës 01:00 në Stacionin Policor “Veriu”, nga ankuesi F.G.

Siç mëson Sinjali, ai ka deklaruar se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime nga Mentor Avdullahu (23-vjeçar).

Sipas tij, i dyshuari kishte qenë në një lidhje dashurie për rreth tre muaj me kushërirën e tij, V. G (23-vjeçar), por lidhja ishte ndërprerë për arsye personale.

Pas ndërprerjes së lidhjes, sipas ankuesit, situata ka eskaluar dhe i dyshuari ka nisur të dërgojë vazhdimisht mesazhe kërcënuese, duke targetuar familjen e V.

Sinjali mëson se lidhur me këtë rast është intervistuar edhe vetë V. G, e cila ka paraqitur si prova mesazhet dhe bisedat që dëshmojnë kërcënimet e pretenduara.

Policia ka arritur të sigurojë edhe prezencën e të dyshuarit Mentor Avdullahu, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

I dyshuari aktualisht ndodhet në ndalim, ndërsa rasti është në procedurë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Latest from Blog

Go toTop