by
April 10, 2026
1 min read

LIVE/ Seanca e Kuvendit të Kosovës

Ka nisur me gati një orë vonesë seanca plenare e Kuvendit  të Kosovës në të cilën janë paraparë 12 pika të rendit të ditës..

Në këtë seancë janë paraparë edhe votimi i dy rezoluta nga opozita.

Rendi i ditës:

1.  Miratimi i rendit të ditës,

2. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

3.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

4.  Pyetjet parlamentare,

5. Votimi i Projektligjit nr. 10/L-015 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-016 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-017 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe KfW, Frankfurt am Main, për programin e kredisë të bazuar në politika në sektorin e energjisë dhe klimës për Kosovën,

8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-018 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0,

9. Votimi i Propozimrezolutës për rritjen e çmimeve të naftës, mungesa e ndërhyrjes së qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit,

10. Zgjedhja e 1 (një) anëtari jo prokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës,

11. Shqyrtimi i “Propozimzezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”,

12. Propozimi i grupeve parlamentare të PDK-së dhe AAK-së për emërimin e deputetëve në  komisionet parlamentare.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop