by
April 7, 2026
1 min read

Pas lëndëve të shumta nga partitë poltike, Kushtetuesja hap dyert për qytetarët

Ka pranuar lëndë të shumta përgjatë vitit nga partitë politike, por të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të ketë një rol tjetër.

Ky institucion, nesër do t’i hapë dyert për qytetarët, me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Kushtetuesja ka bërë të ditur se në këtë ditë, të gjithë qytetarët, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik e persona të tjerë mund të vizitojnë objektin dhe hapësirat e kësaj gjykate.

Ky institucion ka paralajmëruar se organizimi i vizitave për qytetarët e interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe në grupe prej jo më shumë se 15 personash në të njëjtën kohë.

“Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë dyzet e pesë (45) minuta”, shkruhet në njoftim.

Ndryshe, 18 vjet më parë, Kosova është pajisur me aktin më të lartë juridik, dokumentin bazë të shtetësisë – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i dhënë fund qeverisjes në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 09 prill të vitit 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të po atij viti. 

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop