by
April 9, 2026
1 min read

Pengoi punëtorët gjatë rregullimit të rrjetit të kanalizimit, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për pengim të punimeve dhe kanosje ndaj punëkryesve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar ka penguar dhe kanosur punëkryesit të cilët ishin të angazhuar nga ankuesi për rregullimin e rrjetit të kanalizimit. Sipas ankuesit, për kryerjen e këtyre punimeve ekzistonin lejet përkatëse.

Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje.

“Gjilan / 08.04.2026 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar dhe kanosur punë kryesit e angazhuar nga ankuesi mashkull kosovar për rregullimin e rrjetit të kanalizimit, për të cilat ankuesi posedon leje për kryerjen e punimeve. Me vendim të prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop