Një debat është zhvilluar në sallën e Kuvendit të Kosovës mes deputetes së PDK-së, Sala Jashari, dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në prani të mërgimtarëve.
Jashari i ka kërkuar Haxhiut që të tregojë se si, sipas saj, trajtohet një deputete e re në institucionet e vendit.
Ajo ka theksuar se të rinjtë duhet ta dinë se çfarë perspektive i pret në Kosovë pasi të përfundojnë studimet.
Gjatë përplasjes, Haxhiu i ka kërkuar Jasharit të ruajë qetësinë, ndërsa deputetja e PDK-së i është përgjigjur se në atë situatë nuk mund të ketë qetësi.