by
January 12, 2026
1 min read

“Plak, ku janë djemtë?” – Nëna 80-vjeçare rrëfen dhimbjen për djemtë e masakruar në luftë

Nëna e binjakëve të vrarë në Prizren, Mihrije Daçaj, ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin Millosh Pleskoviq, i cili aktualisht është dënuar me vetëm 15 vjet burg.

“Plak, ku janë djemtë? – Nuk e di…” është rrëfimi rrëqethës i 80-vjeçares, e cila në studion e Kosova Live ka treguar momentet më të dhimbshme kur e kuptoi se bijtë e saj nuk do të ktheheshin më kurrë në shtëpi.

Binjakët, vetëm 27 vjeç, kishin dalë herët në mëngjes për të marrë dru për ngrohje, por nuk u kthyen më. Trupat e tyre të masakruar u gjetën më vonë dhe u identifikuan nga familjarët.

Familja e viktimave e konsideron dënimin aktual si të papranueshëm dhe kërkon dënim të përjetshëm për këtë krim lufte.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop