April 10, 2026
1 min read

Policia e trafikut bëhet me stacion të ri, në Komoran

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur i lumtur sot pasi Njësia e Trafikut e Policisë së Kosovës, është vendosur në Komoran, buzë autostradës, në zemrën e Kosovës.

Sipas tij, këto ambiente, do të jenë ambiente për punën e policisë sonë, më e mira në rajon dhe më gjerë dhe do të shtojë ndjeshëm sigurinë edhe për qytetarët e kësaj ane.

Anëtarët e kësaj njësie janë ndër ambasadorët e shtetit të Kosovës, sepse, përcjell nga afër, sigurinë e aortës së qarkullimit rrugor në republikën tonë, komunikacionin në të cilën ndodhen mysafirë dhe shtetas të huaj në vendin tonë.

Me një fjalë të shkurt, e përgëzova komandantin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Hoxhën, drejtuesit e lartë të policisë, policët e pranishëm dhe kapiten Morinën duke i inkurajuar në zbatimin e ligjit dhe barazinë para ligjit.

Punë të mbarë dhe suksese!

Krenarë me Policinë e Kosovës!

Latest from Blog

Go toTop