Mbeturinat janë një problem i madh me të cilin po përballet Komuna e Lipjanit.
Madje, atje thuhet se janë krijuar edhe deponi ilegale.
Këtë shqetësim disa herë e ka ngritur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Arsim Jashari.
Jashari u inkuadrua direkt në emisioni Fol me Arin ku pati kritika të ashpra për pushtetin lokal.
Ai tha se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
“Institucionet faktikisht janë dorëzuar. Personat e papërgjegjshëm dhe kjo dukuri është nga viti 2021 dhe kjo sa po shtohet. Askush deri më sot po shihet se nuk është duke marrë asnjë hap”, deklaroi ai.