April 6, 2026
1 min read

Prokuroria Themelore në Pejë konfirmon arrestimin e infermierit që dyshohet se shiti lëndë narkotike në Burgun e Dubravës

Një infermier i cili punon në burgun e Dubravës, është ndaluar nga policia e shtetit, pasi, të njëjtit i është gjetur sasi droge, e të cilën dyshohet se e shiste brenda shërbimit korrektues.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Demantim News, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar për 48 orë një person të cilit i është gjetur sasi droge dhe dyshohet se e shiste brenda shërbimit korrektues, aty ku punon si infermier. Për të njëjtin, duke u bazuar në baza ligjore, prokurori i shtetit do të kërkoj edhe masën e paraburgimit” tha Nikçi.

Latest from Blog

Go toTop