by
April 1, 2026
1 min read

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon hetimet për rastin e sulmeve kibernetike ndaj ‘’Vox Kosova’’

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas pranimit të informatave lidhur me sulmet kibernetike ndaj Portalit ‘’Vox Kosova’’, të cilat kanë rezultuar me mbylljen e llogarive të tij në rrjetet sociale (dy herë në Facebook, Instagram dhe TikTok), ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.

Këto veprime përfshijnë grumbullimin dhe sigurimin e provave relevante, si dhe identifikimin e personave të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në këto sulme kibernetike.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike dhe në garantimin e sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën për media.
Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me këtë rast duke dënuar sulmet kibernetike kundrejt “Vox Kosova”.

“AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit”, thuhet në reagim.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop