May 4, 2026
1 min read

Publikohen çmimet e reja të derivateve – nafta 1.69€, benzina 1.49€

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që do të vlejnë për ditën e sotme.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.69 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.49 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.84 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në rishikimin e radhës nga autoritetet përkatëse.

Latest from Blog

Go toTop