by
April 1, 2026
1 min read

Rasti në Deçan: Burri e kishte rrahur dhe e kishte futur në veturë 11-vjeçarin

Një incident i rëndë ka ndodhur të hënën në ambientet e një shkolle në fshatin Dranoc të Deçanit, ku dyshohet se një prind e ka sulmuar fizikisht një 11-vjeçar.

Deri tek ky rast dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje (fjalosje) që viktima dhe i biri i të dyshuarit kishin pasur më herët.

Siç mëson Klankosova.tv ditën kritike e kishte rrahur të miturin dhe e kishte futur më pas në veturë duke e çuar pastaj në oborrin e shkollës ku edhe kishin ndërhyrë stafi i shkollës.

Pas raportimit në polici, burri u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë, derisa 11 vjeçari ka pranuar tretman mjekësor dhe është deklaruar edhe në polici në praninë e punëtori social dhe prindërve.

Latest from Blog

Go toTop