by
January 6, 2026
1 min read

Reshjet e mëdha të shiut, këto zona mbesin pa ujë

Ujësjellësi Rajonal Prishtina, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, fabrika e ujit në Shkabaj është jashtë funksionit.

Dhe për këtë arsye, zonat që do të mbesin pa ujë janë:

●Fushë Kosova;
●Drenasi;
●Obiliqi;

●Një pjesë e lagjes Kalabria/ Prishtinë.

“Për orarin e reduktimeve njoftoheni në vijim”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

“Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues. Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimet e shkaktuara nga natyra. Ndërsa, me ITU Albanik dhe Badoc jemi duke trajtuar ujë me kapacitet maksimal”.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop