by
January 6, 2026
1 min read

Reshjet e mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës: Shmangni zonat e përmbytura

Komuna e Prishtinës, ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.

Ky apel i pushtetit lokal të kryeqytetit, vjen pas reshjeve të mëdha që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

“Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 25 mm/m² reshje shiu, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm:, thuhet në njoftim.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut mund të ketë:

• vështirësi në qarkullimin rrugor,

• mbingarkesë të kanalizimit dhe ujërave atmosferike,

• grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime,

• rrezik për rrëshqitje lokale të dheut në zona të ndjeshme.

“Institucionet përkatëse të Kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës. Për informata të mëtejme, ndiqni njoftimet zyrtare”.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop