by
April 7, 2026
1 min read

“Shet kollomoqa”, Haradinaj i përgjigjet ashpër Bajgorës: Askush mbi ligjin!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit Korab Bajgora, i cili përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook ka ofenduar dhe kërcënuar rëndë atë dhe familjen e tij.

Gjatë një interviste në Dukagjin, moderatori Ermal Panduri bëri të ditur se i dyshuari merret me shitjen e kollomoqit.

Duke komentuar rastin, Haradinaj u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të përballet me pasojat.

“Kushdo, të gjithë do ta marrin ndëshkimin që u takon, qoftë nga ligji apo nga Zoti. Askush nuk është mbi këtë dhe”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Bajgorës, nën dyshimin për veprën penale të kërcënimit ndaj ish-kryeministrit, njëherësh liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe familjes së tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin K.B.”, deklaroi Nikçi.

Sipas informacioneve të fundit, Korab Bajgora aktualisht ndodhet i hospitalizuar dhe po trajtohet në Klinikën e Psikiatrisë.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop