by
April 3, 2026
1 min read

Shqipet “e kallin” Amerikën, ia hedhin valles në palestrën e Chicago Bulls

Palestra e Chicago Bulls, “United Center”, u mbush me një atmosferë të veçantë shqiptare para ndeshjes ndaj Indiana Pacers, duke krijuar një spektakël kulturor jashtëzakonisht të veçantë për tifozët dhe lojtarët.

Në tribunat e mbushura, valle tradicionale shqiptare dhe tingujt e njohur të këngës së Xhamadanit jehonin në gjithë arenën, duke i dhënë ngjyra dhe ritëm para fillimit të ndeshjes.

Video e momentit

Ansambli i Komunitetit Shqiptar në Illinois, në bashkëpunim me ekipin e Chicago Bulls mundësuan që këngë e valle shqipe të prezantoheshin para publikit në një ndeshje të këtij niveli.

Video e momentit

Shumë nga tifozët shqiptarë kishin ardhur të veshur me simbolet kombëtare dhe flamujt kuq e zi, duke krijuar një prezencë të dukshme dhe të zjarrtë në çdo pjesë të palestrës.

Për rreth 12 minuta, ansambli shqiptar performoi, duke dhuruar spektakël në skenën e madhe të basketbollit para fillimit të përballjes së madhe.

Jo vetëm që muzika dhe vallja krijuan një atmosferë festive, por ajo gjithashtu shërbeu si një përkujtim i lidhjes së komunitetit shqiptar me sportin dhe kulturën në diasporë.

Organizatorët e ndeshjes dhe vetë ekipi i Bulls përshëndetën këtë prezencë të veçantë, duke e përshkruar si një moment të bukur dhe të paharrueshme të këtij sezoni në United Center, edhe pse shënuan humbje me rezultat 126-145.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop