by
January 6, 2026
1 min read

Situata më vërshime në vend, Rama: Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas situatës së krijuar nga reshjet e mëdha të shiut në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll.

“Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Në këtë situatë të reshjeve të vazhdueshme në mbarë Kosovën, Kryeqyteti po e menaxhon situatën dhe gjendja mbetet nën kontroll.

Ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, ndërkohë që situata po monitorohet pa ndërprerje.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po koordinon menaxhimin e situatës në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop