May 4, 2026
1 min read

Sonte transmetohet intervista e Thaçit, përgjigjet e shkruara nga dora e tij

Ish- kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë ekskluzive me shkrim për Blendi Fevziun.

Është Endrit Thaçi, djali i ish- kryeminstrut Thaçi, ai i cili ka rikujtuar se intervista do të transmetohet sontë në orën 22:00.

Ditë më parë, Fevziu vuri në dukje se Thaçi është përgjigjur në pyetjet që i kishte dërguar në Hagë që në janar, por se përgjigjet kanë ardhur vetëm tani. Sipas tij, koha e gjatë për përgjigjet, ka bërë që disa prej tyre të jenë dhe jashtë kontekstit.

Do të jenë vetëm fjalët e Thaçit, që ai i ka shkruar me dorë dhe janë lexuar nga Reis Çiço, për t’i dhënë tonin e duhur.

Latest from Blog

Go toTop