April 16, 2026
1 min read

Sveçla tregon me pamje për bastisje në Zubin Potok – sekuestrohen granata dore, radiolidhje e municion

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në gjashtë lokacione në Zubin Potok ku ka sekuestruar armatime të llojeve të ndryshme.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga municioni i sekuestruar gjatë këtyre bastisjeve, duke thënë se këto prova dëshmojnë për përpjekje për cenimin e sigurisë në vend.

Ai tha se Policia e Kosovës ka sekuestruar radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake si dhe 213 copë municion.

“Provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend. Institucionet shtetërore të sigurisë do të reagojnë me vendosmëri të plotë ndaj çdo individi apo grupi që përmes veprimeve kriminale paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë. Rendi, ligji dhe siguria në Republikën e Kosovës mbeten prioritet institucional. Çdo veprim që rrezikon këto parime do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa asnjë kompromis”, ka shkruar ai.

Latest from Blog

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur

Suspendohen një rreshter dhe toger i policisë

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilat dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë
Go toTop